Një Histori Dashurie- Nasho Jorgaqi

Një Histori Dashurie- Nasho Jorgaqi

Kategoria: Autor:

Përshkrimi

Jetëshkrim
Nasho Jorgaqi, shkrimtar dhe studiues, doktor i shkencave dhe profesor, lindi në Ballsh, në vitin 1931, në familjen e një juristi. Pasi kreu studimet e larta për letërsi dhe gjuhë shqipe, punoi në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve, në Ministrinë e Kulturës, për disa dekada pedagog dhe shef departamenti. Është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe urdhra të tjerë vlerësues. Është nderuar me Çmimin e Republikës, Klasi I dhe çmime kombëtare e ndërkombëtare, është Qytetar Nderi i Qarkut të Fierit, Elbasanit dhe Dropullit, si dhe doktor “Honoris Causa” i Universitetit “Fan Noli” etj.
Gjithashtu, Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me medaljen e  Artë të Nderit, kurse Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit në Angli e ka përfshirë në librin “Njerëz të shquar të shekullit XX”. Ka botuar me dhjetëra libra në gjini të ndryshme letrare dhe shkencore, si dhe është përkthyer në gjuhë të ndryshme, si: frëngjisht, rusisht, italisht, greqisht, në gjuhën kineze.

Proza të Nasho Jorgaqit:

“Dashuria e Mimozës”, roman, 1960;
“Ëndrra dhe plagë”, novelë, 1963;
“Posta e largët”, novelë, 1968;
“Shoku”, tregime, 1968;
“Tregimet e mbrëmjes”, 1972;
“Mërgata e qyqeve” I – II, roman, 1978 – 1979;
“Larg dhe afër”, udhëpërshkrime, 1987;
“Manastiri i dashurisë”, tregime dhe skica, 1995;
“Balada e nënës”, novelë, 1995;
“Mimoza llastica”, tregime, 1997;
“Tomka dhe shokët e tij”, tregime, 1998;
“Ndëshkimi i bukurisë”, tregime dhe skica, 1998;
“Shpirti i magjepsur”, tregime dhe skica, 2001;
“Ishte njëherë një dashuri”, tregime dhe skica, 2003;
“Netët e bardha të dashurisë”, tregime, 2005;
“Zemër”, novelë, 2007;
“Dashuria nën qerpikë”, proza poetike, 2015.