Përshkrimi
KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave
Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave
“Poezia e Dritëro Agollit, vjen si një frymëmarrje Uitmaniane, shquhet për natyrën e hapur, të lehtë në komunikim dhe provokative. Fare natyrshëm, ajo vjen e fuqishme, si shkëndijim i reflekseve, emocioneve dhe imazheve, është e qartë, plastike si ekspresion dhe e ngjeshur në mesazhe…Por ajo që është më e veçanta në poezinë e këtij autori, është muzikaliteti, melodioziteti më përmbajtësor dhe më estetiku në tërë poezinë shqipe. Po ashtu, natyrë tjetër, e lindur krahë eufonisë dhe ritmit, poezia e tij, në bërthamën e vet, ka edhe lëvizjen, edhe veprimin, edhe ndryshueshmërinë aktive të brendshme, të çdokohshme në jetë, në gjithësi dhe në përditshmëri… Dritëro Agolli është, po ashtu, prozatori i veçantë i letërsisë shqipe. Dhe, në këtë kontekst, më i veçanti dhe më i paimagjinueshmi, do të jetë romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”… Padyshim do të mbetet kryevepër e autorit dhe një nga kryeveprat e prozës shqipe përgjithësisht”.