ALI ALIU – Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke

ALI ALIU – Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke

Kategoria:

Përshkrimi

KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke
 “Në krijimtarinë poetike, Azem Shkreli ngre një mozaik unik, tek i cili, çdo figurë, figurinë apo detaj, qëndron lidhur brenda të njëjtit kozmos. Nuk ka bredhje, nuk ka shkëputje të palidhura nga kjo tërësi unike. Të gjitha ngjizjet dhe zëniet e frymëzimit kanë një vizion bosht, mbi të cilin mbështeten krejt dridhjet e telave poetikë. Boshti bartës i poezisë së Shkrelit ka një bërthamë busullore të lindur, ka konstruksion etike, si në jetë, ashtu edhe në poezi. Kjo bën që në gjirin e vet poezitë të mbajnë të zgjuar ngasjen, shqetësimin e kohës, si rrjedhë dramatike, si fat dhe fatkeqësi, si gjasë e përballuar, e fituar apo e humbur… Si rrjedhë kosovare apo universale, edhe atëherë kur duket se, në ndonjë rast apo situatë të veçantë, del nga ky nënqiell kompakt i poezisë së vet, asnjëherë nuk mungon një rreze, një nerv, qoftë edhe i padukshëm që s’komunikon me boshtin. Lirikat e tij, brenda këtij boshti, vijnë si lirika për Kosovën, lirika për kohën dramatike, vijnë si bosht qendror etik, vijnë si lidhje e pashkëputur, Rugovë – etni – antikitet – vizion”.