ALI ALIU – Fatos Arapi – poezia lirike që vendosi standarde

ALI ALIU – Fatos Arapi – poezia lirike që vendosi standarde

Kategoria:

Përshkrimi

KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Fatos Arapi – poezia lirike që vendosi standarde
”Në vizionin e vet poetik të shqetësuar, poeti sheh harmoninë e munguar që sundon përreth, shtrirjen e kaosit, njësoj si pamundësinë e ëndrrës për t’i gjetur shpresës një mbështetje. Prandaj, duke filluar që nga vitet ‘90, të shekullit që kaloi, pra pas përmbysjes së madhe në botën shqiptare, përkatësisht, në prag të shpresës së madhe në horizont, në poezinë e Fatos Arapit, fillon zhgënjimi, në fillim i përmbajtur, i përballueshëm dhe që, pas çdo vëllimi të ri, nis të shkallëzojë në një trishtim poetik nga më të fuqishmit në poezinë shqipe të shekullit XX. Përmes një ekspresioni të ngjeshur, të tendosur emocionalisht, në poezinë e kësaj shtylle, F.Arapi skicon të fokusuara pamje të përditshme, të metaforizuara që shpalosen si trishtim i shpirtit dhe mendjes të artikuluar, si art poetik i përsosur. Vija e të menduarit emocional dhe përfytyrimeve refleksive emocionale, intonimi dhe ngjyrimi i këtyre reflekseve dhe i ndjeshmërisë, te poezia e tij është e pastër, e identifikueshme si prejardhje, si natyrë dhe si individualitet në poezinë shqipe”.