Shënime Letrare- Majlinda Nana Rama

Shënime Letrare- Majlinda Nana Rama

Përshkrimi

Majlinda Nana Rama ka lindur në Tepelenë.

Në vendlindje ka marrë mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998–2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në vitin 2012, ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Si shkrimtare, Majlinda Rama u bë e njohur me romanin “Perandorët”, i cili bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes fabulare të shumë elementëve. Ky roman, që i hapi rrugën në letërsi, në pak kohë do të bëhej edhe film në Zvicër.

Stili i veçantë i Majlinda Ramës ra menjëherë në sy të kritikëve e studiuesve më të njohur të kohës, si: Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Vinca e shumë të tjerë, të cilët panë te shkrimtarja e re një talent të spikatur. “…Në Shqipëri, Kadare s’ka për të mbetur i vetëm…”, do të shpreheshin për të.

Letërsia e saj është promovuar në disa shtete, si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Gjermani, Francë, Zvicër, Austri, Belgjikë, Poloni, Holandë, Hungari, Spanjë etj.

 

Ka botuar këto vepra:

“Merrma lotin peng” – Poezi, 2004

“Hënë e qiellit tim“– Poezi, 2006

“… Por gjyqi vazhdon …“ – Eseistikë, 2006

 “Perandorët“ – Roman, 2014

“Kritika Letrare“ – Studime, kritika, ese, publicistikë, Shkup, 2014

“Zonja me të kuqe“ – Roman, 2015

“Metalogjika policentrike e një shteti të ri“ – Studim, 2016

“Koncept i përkufizuar i një modeli ekonomik“ – Studim, 2016

 “Ikja“ – Novelë, 2016

 “Antologji e prozës poetike“ – 2017

“Kthimi“ – Novelë, 2017

 “Lulet e egra“ – Poezi, Shkup, 2017

 “Kodi poetik i Agollit“ – Studim monografik, 2018

 “Kumte që lëvizin“ (Mbi poezinë e Ali Podrimes) – Studim monografik, 2018

 “Arzoe” – Novelë 2019