ALI ALIU – Majlinda Rama dhe universaliteti krijues i saj

ALI ALIU – Majlinda Rama dhe universaliteti krijues i saj

Kategoria:

Përshkrimi

KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Majlinda Rama dhe universaliteti krijues i saj
”Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, zëri më përfaqësues në letrat shqipe të kësaj gjenerate, e cila dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë letrare e krijuese… Në harkun kohor të 15 viteve të fundit, Majlinda Rama ka ecur sigurt drejt ndërtimit të profilit të saj në letërsi. E tillë dhe me pretendime, ajo ka bërë progres të shpejtë në zotërimin e diskursit romanor, në fushën e studimeve dhe kritikës, si dhe në poezi… Përmendim këtu, romanet “Perandorët” dhe “Zonja me të kuqe”, si romane me narracion të pastër realist, që autorja i sjell përmes rrëfenjave nga më tronditëset, novelën “Ikja”- një dialog me shkëlqim estetik farfuritës, novelën “Kthimi”- një polifoni e vërtetë, e përsosur dhe, sidomos, “Lulet e egra”, që, për mendimin tim, është një nga vëllimet poetike më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit në poezinë shqipe… Me këtë libër autorja bën një hap të rëndësishëm, të pritshëm, drejt majave të letërsisë shqipe… Por, ajo është krijuese që gjendet mirë dhe në studime dhe kritikë, ku, me monografitë mbi Agollin e Podrimen, apo autorë të tjerë shqiptarë dhe të huaj, shihet se Majlinda Rama është lexuesi më kreativ i tekstit letrar dhe sjellë një qasje të sajën, të veçantë dhe të suksesshme edhe në fushën e studimeve letrare tek ne ”.