Përshkrimi
KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative
Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative
“Vepra letrare e Kim Mehmetit, ngjizet në ngasje që reflekton bota përreth tij, realiteti i përditshëm, njëkohësisht, ushqyer e përplotësuar nga bota tjetër, ajo e imagjinatës krijuese. Për përmasat e pranisë së tyre në veprën letrare të Kim Mehmetit, mund të konstatohet: ngasja si shtysë e realitetit konkret është tharmi embrional, ndërsa shtratin që përbën më tej rrjedhën narrative, kryesisht është prurje e imagjinatës. Kjo, në fakt, është shtyllë bartëse e rrëfimit tregimtar dhe romanor të tij, që fundja, është karakteristikë e natyrës të zhanreve letrare narrative përgjithësisht… Këto dy botë, sikur janë në një përballje, në një përplasje dhe sfidë të përhershme, sidomos në romanet e tij. Njëra, ajo përreth, duke përkufizuar kufijtë e realitetit konkret, përditshmërinë, njëkohësisht e nxit imagjinatën për atë tjetrën, botën ndryshe dhe të ndryshme, pjesërisht atë të ëndërruarën… Kjo, e imagjinuara, vjen për ta universalizuar, për ta bërë të kudo e kurdohershme, të mundshme atë, botën konkrete”.