ALI ALIU – Zija Çela dhe tërmetet narrative

ALI ALIU – Zija Çela dhe tërmetet narrative

Kategoria:

Përshkrimi

KOLANA – AUTORË BASHKËKOHORË – ALI ALIU
Zija Çela dhe tërmetet narrative
”Veprimtaria krijuese e Zija Çelës ka tё pranishëm njё dimension të pashtershëm, bёrthamё të veçantë: të vërtetën se njerëzimi asnjëherë nuk ka qenë bosh, në mjegull, pa vizion, pa vizionarë. Duke lexuar veprat e Çelës e kupton se asnjë epokë nuk ka mbetur pa Homer, pa Dante dhe Shekspir, pa Da Vinç dhe Bethoven… Arti i Çelës i ndien dhe i parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes. Qytetet e tij metaforike apo me emra realë, e sjellin botën shqiptare në pamje nga më të ndryshme dhe, siç ka vërejtur me të drejtë kritika, përbëjnë atdheun e tij shpirtëror… Pikërisht ky ngjyrim shpirtëror i letërsisë e bën krijimtarinё e Zija Çelës të jetë e veçantë, e dallueshme si për nga vlera artistike dhe ndjeshmëria krijuese, po ashtu pёr vizionin jetësor e filozofik. Të gjitha veprat e Zija Çelës shpalosin urtësinë se rrugët, ku ecën krijuesi, çojnë drejt sё bukurёs, drejt përsosmërisë, që ёshtё cak, është peng i ëndrrave për majat e papushtuara”.