Përshkrimi
Lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Manastir, më 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd, në vitin 1960.
Pas studimeve punoi si gazetar në redaksinë “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup. Gjatë viteve 1969 – 1972, punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973, duke mbrojtur tezën “Jeta dhe vepra e Petro Markos”. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues, docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, për lëndën “Teori e letërsisë”.
Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë.
Ali Aliu është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema magjistrature dhe doktorature. Ka shkruar dhe tekste shkollore për teorinë e letërsisë.
Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991).
Ka ligjëruar mbi 10 vjet si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ali Aliu është bartës i disa mirënjohjeve, siç janë: çmimi për librin më të mirë të vitit, “Kritika letrare”, botuar nga SHB “Rilindja”; çmimi “Dimitar Mitrev” të SHSHM për librin më të mirë me kritika, ‘Shtegtim metafore”, për vitin 2007; çmimi “Onufri”, akorduar nga Festivali “Poeteka”, Durrës; çmimi republikan “11 Tetori”, Maqedoni; çmimi “Krenaria e Prespës”, ndarë nga Shoqata “Prespa na bashkoi”, Çikago; çmimi special për kritikë nga Shoqata e Shkrimtarëve Lezhianë, si dhe çmimi “Azem Shkreli”, për vepër jetësore në letërsi, akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kosovë në vitin 2015; çmimi i karrierës nga Fondacioni “Harpa”; çmimi “Penda e Artë” nga Ministria e Kulturës, Tiranë;
dekoruar me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Ka botuar këto vepra:
“Kërkime”, Rilindja, Prishtinë,1971.
“Kërkime” (ribotim), Naim Frashëri, Tiranë,1991.
“Shqyrtime”, Rilindja, Prishtinë, 1974.
“Rrjedhave të letërsisë”, Rilindja, Prishtinë, 1977.
“Katër romane të Petro Markos”, Flaka e Vëllazërimit, Shkup, 1974.
“Kritika”, Rilindja, Prishtinë, 1980.
“Artikuj kritikë”, Rilindja, Prishtinë, 1983.
“Ese letrare”, Rilindja, Prishtinë, 1987.
“Kërkime”, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
“Don Kishoti te shqiptarët”, Flaka e Vëllazërimit, Shkup, 1996.
“Reflekse letrare”, Flaka, Shkup, 1999.
“Magjia e fjalës”, Dukagjini, Prishtinë, 2003.
“Kronika letrare”, Logos A, Shkup, 2003.
“Teori e letërsisë”, Etmmk, Prishtinë, 1956.
“Teori e letërsisë” (ribotim i plotësuar), Etmmk, Prishtinë,2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
“Antologji e poezisë shqipe”, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
“Antologji e poezisë shqipe”, Albin, Tiranë, 2001.
“Teori e letërsisë” (ribotim i plotësuar), Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
“Antologji e poezisë shqipe”, Klubi letrar – 94, Tetovë, 2000.
“Antologji e poezisë shqipe” (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002.
“Letërsia bashkëkohore shqiptare” (bashkautor), për klasat e katërta të shkollave të mesme) Albas, Tiranë – Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
“Letërsi”, (bashkautor), për klasat e para të shkollave të mesme, Albas, Tiranë-Tetovë.
“Kush do ta vrasë ujkun?” (tekst plus për maturantët): zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimes, Albas, Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
“Si ta lexojmë poezinë?”, Albas, Tetovë-Tiranë, 2004.
“Magjia e fjalës”, Dukagjini, Pejë, 2003.
“Kronika letrare”, Logos A, Shkup, 2003.
“Vepra të zgjedhura”, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
“Don Kishoti shqiptar”, ASHAK, Prishtinë, 2005.
“Miti ballkanik te Kadareja”, Onufri, Tiranë, 2007.
“Fjalë për fjalën”, Serembe, Shkup, 2008.
“Dëshmi letrare”, ASHAK, Prishtinë, 2008.
“Shtegtimi i metaforës”, Toena, Tiranë, 2009.
“Don Kishoti shqiptar”, Toena, Tiranë 2010.
“Kënaqësia e leximit”, ASHAK, Prishtinë, 2012.
“Një lexim i mundshëm i poezisë”, Ymeraj, 2015
“Shkrimtar i majave letrare” (mbi prozën e Zija Çelës), Toena, Tiranë, 2016.
“Urtia e fjalës”, ASHAK, Prishtinë, 2018.
“Don Kihotot medju albancite”, Kultura, Skopje, 2004. (Maqedonisht).
“Skenderbeg” (bashkë me akademik Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005. (Maqedonisht).
“Don Kihotot meždu albancite”, Blgarski pisatel, Sofija, 2008. (Bullgarisht).
“Don Quixote among Albanians”, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011. (Anglish).